Koreja e Veriut ka mbajtur fjalën dhe ka hedhur në ajër poligonin në të cilin ajo kryente testet bërthamore.
Dhe si pasojë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, nëntoka dhe ndërtesa u shndërruan në pluhur, pas një seri shpërthimesh të zhurmshme.
Siç bëhet e ditur, hedhja historike në ajër e poligonit për teste bërthamore u përcoll nga gazetarë të shumtë, të cilët shikonin shpërthimet nga disa metra larg.
One of the new, allegedly unused tunnels going down.#PunggyeRi #northkorea #northkoreasummit #NorthKoreaSummitCANCELLED pic.twitter.com/faUpvVSFJY
— Igor Zhdanov (@IgorZhdanovRT) May 25, 2018
Gjithashtu, sipas mediave, përveç infrastrukturës në vend, e përdorur nga punëtorët dhe ushtarët, koreanoveriorët kanë shkatërruar katër tunele, duke përfshirë tunelin verior nr. 2, i cili shërbeu për pesë testet e fundit bërthamore nëntokësore.
Another before and after – an observation post for the northern (the most used) tunnel. A number of these destroyed – all empty, just walls and a ceiling. We were told they got rid of all the equipment beforehand – but we couldn’t veryfy the claim pic.twitter.com/dkUb4dkVHT
— Igor Zhdanov (@IgorZhdanovRT) May 25, 2018
Koreano-veriorët kanë thënë se mbyllja e tyre përfaqësonte një demonstrim të gatishmërisë së Phenianit për të ndërmarrë hapat e parë në pajtimin me Seulin dhe pjesën tjetër të botës.
Megjithatë, Presidenti i SHBA-ve, Donald Tramp anuloi të enjten një samit të paralajmëruar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
Tramp vuri në dukje se ky vendim u bë për shkak të “zemërimit të madh dhe armiqësisë së hapur” në një deklaratë të fundit të Koresë së Veriut. /Telegrafi/
The post Shkatërrimi i poligonit ku Koreja e Veriut zhvilloi testet bërthamore: Pamje që tregojnë se si duket tani zona ku Kim Jong-un krijoi armët vrasëse (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com