Seriali “SHPK NAZI”,  të shtunën në RTV Dukagjini (Video)

Këtë të shtunë, në ora 21: 00 në RTV Dukagjini, fillon transmetimin seriali më i ri vendor, ’SHPK NAZI’.

Seriali, përveç argëtimit ka për qëllim promovimin e produkteve vendore. Pjesë e këtij seriali janë aktorë të njohur tashmë për publikun si, Edon Bërveniku, Granit Uka, Armend Baloku, Muhamed Arifi etj.

Regjia dhe skenari është bërë nga Ard Islami, i cili ka thënë që ideja e një seriali me një tematikë të tillë ka qenë qysh nga viti 2010 dhe nuk ka të bëj me zhvillimet e fundit politike në vend.

Abi Kompani, e cila konsumatorit vendor dhe ndërkombëtar i ofron shumëllojshmëri produktesh është ndër bashkëpunëtorët e parë të serialit.

Realiteti kosovar i bizneseve dhe vështirësitë e pronarëve  të tyre  do paraqiten më së miri  çdo të shtunë në ora 21:00 nga personazhet e serialit ‘SHPK NAZI’.

Bëhuni gati për shumë të qeshura !!

The post Seriali “SHPK NAZI”,  të shtunën në RTV Dukagjini (Video) appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com