Rusia 5–0 Arabia Saudite: Notat e lojtarëve, Golovin me notën më të lartë
Kombëtarja e Rusisë e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Kampionatin Botëror.
Nikoqirët kanë triumfuar me rezultat të thellë 5-0 përballë Arabisë Saudite.
Rusët ishin më të mirë se arabët në të gjitha repartet dhe gjatë gjithë ndeshjet.
Nota më e lartë shkoi për mesfushorin ofensivë Aleksandr Golovin që shënoi një gol dhe asistoi në dy të tjerë.
Me paraqitje të mirë u dallua edhe ish-anëtari i Real Madridit, Denis Cheryshev që shënoi dy herë.
Ndërkohë nota më e ulët në këtë sfidë shkoi për portierin e Arabusë, Al Mayoof. /Telegrafi/
The post Rusia 5–0 Arabia Saudite: Notat e lojtarëve, Golovin me notën më të lartë appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com