Roma tenton ta bind Alissonin për të qëndruar, rritje e ndjeshme e pagës
Roma pritet të t’i ofrojë kontratë të re Alissonit, me një rritje të ndjeshme të pagës.
Portieri është në sezonin e tij më të mirë në karrierë ku shumë klube kanë shfaqur interesim.
Liverpool dhe Real Madrid janë në krye të kësaj liste.

Alisson
Klubi nga kryeqyteti nuk mendojnë ta humbin portierin dhe sipas Sky po punohet për një kontratë të re.
Portierit pritet t’i rritet paga, duke iu dyfishuar.

Portieri i Romës
Kontrata e re i ofron Alissonit tre milionë euro në sezon, ndërsa ai do të lidhje me klubin deri në sezonin 2023.
Alisson e ndihmoi klubin që të shkojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/
The post Roma tenton ta bind Alissonin për të qëndruar, rritje e ndjeshme e pagës appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com