comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Rita Ora në ballinën e revistës “Marie Claire”: Ambicioze e suksesshme, por edhe e lumtur

Rita Ora është një ndër këngëtaret tona më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar.

Bukuroshja jonë gjatë këtyre ditëve ka qëndruar në Kroaci, ku ka mbajtur një koncert në qytetin e Zarës.

Gjithashtu 28-vjeçarja është mjaft aktive edhe në dhënien e intervistave të ndryshme për gazetat e mëdha botërore.

Së fundi, biondina ka folur për revistën e mirënjohur për femra, “Marie Claire” teksa është edhe në ballinën e gazetës.

“Ambicioze, e lumtur dhe e suksesshme”, kështu e cilëson mediumi artisten shqiptare, e cila do të jetë në ballinën e muajit tetor.

Ndryshe, Ora është duke punuar edhe në video projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

The post Rita Ora në ballinën e revistës “Marie Claire”: Ambicioze e suksesshme, por edhe e lumtur appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com