Reshjet e shiut dhe të breshrit dëmtuan kulturat bujqësore në komunën e Prishtinës

Rrebeshi i shiut dhe breshri që përfshiu dje rajonin e Prishtinës, ka shkaktuar dëme të mëdha në disa fshatra të Prishtinës.

Vetëm Ramadan Statovcit nga Prugovci iu dëmtuan më shumë se 80 ari të mbjellë me pjepër.

Dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në fshatrat Besi, Lebanë e Barilevë. Fermerët kërkojnë ndihmë nga shteti.

Ramadan Statovcit nga fshati Prugovc i Prishtinës i është dëmtuar sipërfaqja prej 80 ari e mbjellë me pjepër, si pasojë e lagështisë dhe breshrit të djeshëm dhe kështu investimet për këtë vit, atij i kanë shkuar huq.

Dëmet në perime-kulturë, kopshte dhe rrezikimi i grurit nga të reshurat po i sjell në pozitë të vështirë gjithë ata të cilët merren me bujqësi, thotë Gani Dobratiqi.

“Unë bëj apel nga ky vend, nga këto toka si në komunë ashtu edhe në Ministrisë, Qeverisë, Presidencës, Parlamentit njëherë e përgjithmonë të ulen të ndajnë një fond për fatkeqësi  natyrore qe sa vjet është t’u na u përsëritë”, tha ai për RTK.

Prugovci, Besia, Lebana dhe Barileva fshatra të komunës së Prishtinës, u janë dëmtuar kulturat bujqësore, ndërsa mbështetja institucionale do të ishte e vetmja shpresë për fermerët të cilët thonë se vështirë t`i mbulojnë dëmet  e shkaktuara nga lagështia dhe breshëri.

The post Reshjet e shiut dhe të breshrit dëmtuan kulturat bujqësore në komunën e Prishtinës appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com