comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Reali shpreh gatishmërinë të paguajë klauzolën e Gimenezit

Tash e disa kohë Real Madridi është në kërkim të një qendërmbrojtësi cilësor për të ndihmuar dhe rivalizuar sado pak dyshen Sergio Ramos-Raphael Varane.

Synimi kryesor i Los Blancos është mbrojtësi i Atletico Madridit, Jose Maria Gimenez.

Sipas Marcas, Reali ka shprehur vullnetin të aktivizojë klauzolën e uruguaianit, vlera e të cilës është 60 milionë euro.

Jose Maria Gimenez gjatë duelit me Luis Murielin në Estadio Ramon Sanchez Pizjuan (Foto: Getty Images)

23-vjeçari ka dështuar të sigurojë vendin në formacionin titullar pasi Diego Godin dhe Stegan Savic të preferuarit e Diego Simeones.

Por, edhe pse Gimenez ka vetëm 20 paraqitje kampionale, ai është ftuar në skuadrën e Urugait për Kampionatin Botëror që do të mbahet në Rusi.


Juventusi gati të harxhojë 230 milionë euro - Nga Morata te Kovacic e Can, këto janë gjashtë blerjet që po tentohenJuventusi gati të harxhojë 230 milionë euro – Nga Morata te Kovacic e Can, këto janë gjashtë blerjet që po tentohen

Ky nuk do ishte transferimi i parë mes rivalëve lokal, Theo Hernandez është i fundit.

Gimenez shquhet për lojën në ajër dhe në duelet një me një. /Telegrafi/

The post Reali shpreh gatishmërinë të paguajë klauzolën e Gimenezit appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com