Real Madridi uron rivalët e urryer të Atleticos pas fitimit të Ligës së Evropës
Real Madridi nuk ka ngurruar të uroj rivalët e tyre lokal të Atletico Madridit pas fitores së këtyre të fundit në finales e Ligës së Evropës.
Atletico Madrid ka fituar me lehtësi 3-0 ndaj Olympique Marseille në finalen e Ligës së Evropës së zhvilluar në Lyon.
Golat në këtë fitore të Los Colchoneros u shënuan nga Antoine Griezmann (21′, 49′) dhe kapiteni Gabi (89′).
Kjo fitore i ka lumturuar shumë taborin e skuadrës nga Ëanda Metropilatano, pasi vjen pas dy finaleve të humbura në Ligën e Kampionëve.
Të dy finalet e Ligës së Kampionëve u humbën nga rivalët e urryer të Real Madridit dhe që nga kjo kohë rivaliteti i tyre është ashpërsuar.
Enhorabuena al @Atleti por el título de @EuropaLeague logrado esta noche en Lyon.
— Real Madrid C.F.
(@realmadrid) May 16, 2018
Megjithatë, Mbretërit nuk kanë ngurruar të urojnë rivalët e tyre pas triumfit në Ligën e Evropës.
“Urime Atleticos për titullin e Ligës së Evropës të fituar sonte në Lyon”, kanë shkruar Los Blancos në profilin e tyre në Twitter.
Ndryshe, ky ishte trofeu i tretë për Atleticon në Ligën e Evropës, pasi më parë e kanë fituar edhe në sezonet 2009–10 dhe 2011–12. /Telegrafi/
The post Real Madridi uron rivalët e urryer të Atleticos pas fitimit të Ligës së Evropës appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com