comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Real Madrid – Espanyol, formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Espanyoli kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Mbretërit janë nikoqir të katalunasve në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të kampionatit spanjoll, e cila fillon nga 20:45.

Skuadra e drejtuar nga Julen Lopetegui ka tri fitore dhe një barazim në ndeshjen e fundit, kështu që synon t’i kthehet fitores në këtë takim.

Në anën tjetër, Espanyoli gjithashtu ka një formë të mirë në këtë fillim sezoni me dy fitore nga katër ndeshje dhe synon rezultat pozitiv nga ky udhëtim.

Lopetegui ka vendosur për rotacion, ndërsa trajneri vendas ka vendosur të startojë me formacionin më të mirë të mundshëm.

Real Madrid: Courtois; Odriozola, Varane, Ramos, Nacho; Modric, Casemiro, Ceballos; Isco, Benzema, Asensio.

Espanyol: Diego Lopez; Javi Lopez, Naldo, Hermoso, Didac; Darder, Marc Roca, Granero; Hernan, Borja Iglesias, Piatti. 

/Telegrafi/

The post Real Madrid – Espanyol, formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com