comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Reagon edhe Rama: Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përshëndetur arritjen e  marrëveshjes për dokumentet mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Twitter, Rama e ka quajtur lajm të bukur zgjidhjen e këtij problemi me dialog.

Ai ka uruar që kjo marrëveshje ta çojë dialogun në një nivel të ri.

“Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot”, ka shkruar Rama.


Borrell: Kemi marrëveshje, Serbia ka vendosur t’i pranojë dokumentet e Kosovës
Borrell: Kemi marrëveshje, Serbia ka vendosur t’i pranojë dokumentet e Kosovës

Gjatë kësaj jave, Escobar dhe Lajçak qëndruan në Kosovë dhe Serbi, ku diskutuan me liderët shtetërorë dhe partiakë për çështjen e dokumenteve dhe targave. Ata thanë se palët duhet të zotohen se do të shmangin dhunën më 1 shtator.

Vendimi i 26 qershorit i Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe rriti tensionet në veri të vendit.

Por, bashkësia ndërkombëtare u angazhua për të bindur palët që të arrinin marrëveshje për të shmangur përshkallëzimin e situatës më 1 shtator, kur duhej të hynte në fuqi vendimi për dokumentet serbe, por edhe për targat./Telegrafi/

 

The post Reagon edhe Rama: Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com