Rahoveci bindës ndaj Lipjanit

Me rezultat 111-70, Rahoveci ka fituar si mysafir i Lipjanit, në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në basketboll.

Skuadra vizitore e nisi fuqishëm sfidën duke e dominuar çerekun e parë të lojës (13:39).

Edhe në dhjetëminutëshin e dytë, performanca e mysafirëve ishte dukshëm më e mirë (12:25), ashtu që shkuan në pushim me epërsi të lartë (25-64).

Paraqitja e mirë e Rahovecit vazhdoi edhe në çerekun e tretë, të cilin e fitoi me nëntë pikë avantazh (16:25) duke e ngritur akoma më shumë epërsinë.

Vetëm fraksionin e fundit e fitoi ekipi vendas (29:22) që vetëm e zbuti paksa avantazhin e lartë të mysafirëve.

Me nëntë fitore dhe katër humbje, Rahoveci pozicionohet në vend të dytë në tabelë (22 pikë) me pikë të barabarta me liderin Z Mobile Prishtina që i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Lipjani është në fund të tabelës me vetëm dy fitore dhe 12 humbje në pjesën e parë të sezonit. /Telegrafi/

The post Rahoveci bindës ndaj Lipjanit appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com