comment Add Comment
Posted on Last updated

Qytetari i parë amerikan vdes nga coronavirusi

Një qytetar amerikan ka vdekur nga coronavirusi në Kinë, ka konfirmuar qeveria amerikane. 

Shtetasi amerikan ndërroi jetë të enjten nga virusi në Wuhan – epiqendra e shpërthimit të virusit vdekjeprurës.

Zyrtarët nuk e kanë treguar emrin ose gjininë e viktimës 60-vjeçar, i cili është shtetas i parë amerikan që vdiq nga kjo epidemi, transmeton Telegrafi.

Ambasada e SHBA-së në Pekin lëshoi ​​një deklaratë të shtunën në mëngjes, ku shkruhej: “Ne i ofrojmë ngushëllime tona të sinqerta familjes për humbjen e tyre. “Duke mos respektuar privatësinë e familjes, ne nuk kemi asnjë koment tjetër”.

Ndërsa në mëngjes të shtunën në kohën e SHBA-së, coronavirusi – i cili ka shkaktuar alarmin global – ka infektuar më shumë se 34.500 njerëz dhe ka vrarë më shumë se 700 të tjerë.

Numri i viktimave ka tejkaluar numrin e vdekjeve nga shpërthimi i SARS në vitin 2003, sipas Al-Jazeera.

Të paktën 25 vende tani kanë konfirmuar raste të kcronavirusit, përfshirë SHBA-në, ku 12 persona janë prekur nga infeksioni.

Të premten, dy fluturimet e fundit që Departamenti i Shtetit i SHBA-së dha për evakuimin e amerikanëve nga epiqendra e shpërthimit të coronavirusit në Wuhan zbarkuan në Teksas dhe Kaliforni pasi një pasagjer që tregoi simptoma të infeksionit, detyroi aeroplanët të mbaheshin përkohësisht në karantinë.

Burimet e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) i thanë Fox News se kishte që kishin filluar të shfaqnin shenja të virusit, siç janë kolla, probleme me frymëmarrje ose ethet. /Telegrafi/

The post Qytetari i parë amerikan vdes nga coronavirusi appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com