Qeveria e Maqedonisë ka sqaruar çështjen e Xhezair Shaqirit, i njohur si komandat Hoxha, në lidhje me angazhimin e tij si këshilltar për siguri.
Sipas tyre, ish-deputeti Shaqiri është angazhuar përkohësisht si bashkëpunëtor i jashtëm në sferën e sigurisë së brendshme dhe luftës kundër radikalizmit.
Ky angazhim është i nevojshëm për Zyrën e Kryeministrit të Qeverisë, Zoran Zaev.
Shaqiri ka marrëveshje të afatizuar prej një viti, dhe ka rrogë prej 36 mijë denarësh (600 euro)./Telegrafi/
The post Qeveria: Ish-deputeti Xhezair Shaqiri është i angazhuar si bashkëpunëtor i jashtëm i Qeverisë appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com