Qeveria e Maqedonisë: Shpenzimet për transmetimet janë të Kuvendit dhe partive politike

Qeveria e Republikës së Maqedonisë i mohon deklaratat e pavërtetat të partisë OBRM-PDUKM-së për supozimin e shpenzimeve të fondeve për regjistrimin e spoteve të lidhura me fushatën e referendumit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Siç u tha më herët, Qeveria e Republikës së Maqedonisë vendosi të kryejë një proces të komunikimit të planifikuar publik me interes publik, fushatë për referendumin. Qeveria ka rezervuar vetëm fonde në vlerë prej 6.500 euro për aktivitetet në rrjetet sociale dhe të gjitha komunikimet tjera që përfshijnë marrëdhëniet me mediat dhe pjesëmarrjen në shfaqjet publike janë në organizim të aktiviteteve të rregullta të Sektorit për Marrëdhënie me Publikun të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë” njoftojnë nga Qeveria.

Nga atje ata shtojnë se produksioni dhe transmetimi i videove në televizione, ku publiku është dëshmitar se nuk ka filluar akoma, dhe s është aktivitet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe subjekteve politike e jo e Qeverisë.

The post Qeveria e Maqedonisë: Shpenzimet për transmetimet janë të Kuvendit dhe partive politike appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com