comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Qershori i vitit 2019 ka qenë më i nxehtë ndonjëherë (Foto)

Gjatë muajit të kaluar, është shënuar qershori më i nxehtë ndonjëherë, derisa ekspertët pretendojnë se valë të tilla nxehtësia, do të bëhen normale në Evropë në të ardhmen.

Sipas studimit të ri, këto valë nxehtësie janë shumë më të fuqishme se që ishin para një shekulli, derisa konsiderohet se gjithçka ka të bëjë me ngrohjen globale, transmeton Telegrafi.

Sikur trendi të vazhdojë njëjtë, në mesin e shekullit që vjen, kjo nxehtësi do të jetë normale për këtë kohë.

Në dy studime të ndara, hulumtuesit kanë gjetur se gjatë muajit të kaluar, ishte qershori më i nxehtë ndonjëherë, krahasuar me këtë periudhë të vitit në të kaluarën.

Bazuar në të dhënat e Unionit evropian për motin, hulumtuesit nga Copernicus Climate Change Service, gjetën se qershori i vitit 2019, ka qenë për dy gradë Celsius, më i nxehtë se gjatë qershoreve tjera gjatë historisë.

World Weather Attribution, ka gjetur se muaji i kaluar, ishte për një gradë Celsius, më i nxehtë se qershori i vitit 1999, derisa dhjetë herë më i nxehtë se qershori i vitit 1900.

Shumë pjesë të Evropës kanë shënuar temperatura rekorde, përfshirë edhe Francën, ku me 45.9 gradë Celsius, është shënuar temperatura më e lartë ndonjëherë. /Telegrafi/

The post Qershori i vitit 2019 ka qenë më i nxehtë ndonjëherë (Foto) appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com