comment Add Comment
Posted on Last updated

Qerkini: Ndikuan mungesat e mëdha, ndaj Ballkanit jemi të plotë

Ferizaj ka pësuar edhe humbjen e tretë radhazi, ndërsa kësaj radhe u mposht nga Drita 2-0.

Skuadra e Burim Qerkinit pati shumë mungesa të mëdha në formacion dhe nuk ia doli t’i bëjë ballë liderit aktual të Superligës.

Për vështirësitë e kësaj ndeshje ishte i bindur edhe trajneri i kësaj skuadre Burim Qerkini, i cili pas ndeshjes theksoi se ka mbetur i kënaqur vetëm me atë se çfarë treguan futbollistët e tij në pjesën e parë të lojës.

“Në këtë ndeshje udhëtuam pa disa futbollistë titullarë dhe ishte mjaft e vështirë ndaj një skuadre siç është Drita”.

“Mund të them që jam i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët në pjesën e parë, por me dy gabime në repartin defensivë në pjesën e dytë edhe pësuam duke e humbur është ndeshjen”, deklaroi fillimisht Qerkini.

Ndeshjen e radhës Ferizaj e zhvillon në shtëpi ndaj Ballkanit dhe pritet të rikthehen nga suspendimet e gjithë skuadra.

Sipas trajnerit Qerkini, skuadra e tij synon të marrë rezultat pozitivë përballë Ballkanit.

“Me rikthimin e futbollistëve titullarë besoj që në ndeshjen e radhës ndaj Ballkanit do marrim rezultat pozitiv, pavarësisht që Ballkani ka një ekip mjaft të fortë dhe do jetë një mision tepër i vështirë”.

“Por, po e them me rikthimin e futbollistëve titullarë kam besim që do marrim rezultat pozitiv”, përfundoi shefi i shtabit teknik te Ferizaj. /Telegrafi/

The post Qerkini: Ndikuan mungesat e mëdha, ndaj Ballkanit jemi të plotë appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com