comment Add Comment
Posted on Last updated

Punime në objekte universitare pa mbaruar viti akademik, ankohen studentët

Në tri objekte të Universitetit të Prishtinës po vazhdojnë punimet edhe pse studentët nuk e kanë përfunduar vitin akademik. Nga Rektorati thonë se problemet do të përfundojnë para fillimit të vitit të ri akademik.

Për shkak të punimeve studentët po kanë vështirësi në hyrjen dhe daljen nga fakulteti.

Punimet në fakultetin Filozofik, Filologjik dhe FSHMN kanë filluar ende pa përfunduar viti akademik.

Kjo ka shtyrë studentët e këtyre njësive akademike të ankohen.

“Ka qenë shumë shqetësues fakti që punimet kanë filluar pikërisht në këtë kohë kur ne ende I kemi provimet. Dihet që muajt maj dhe qershor janë edhe muajt kur përfundon viti akademik. Zhurmat që janë krijuar nga punimet shpesh po dëgjohen edhe në sallat ku po mbahen provimet apo konsultimet. Kjo për ne si student ka qenë mjaftë shqetësuese. Është krijuar kaos shumë i madh”, deklaroi për RTV Dukagjinin studentja Blertë Nuhiu.

Nga ana tjetër, nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës thonë se ka qenë e domosdoshëm që punimet të fillojnë në këtë periudhë, por shprehen optimist se studentët nuk do të pengohen me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

Nënshkrimi i kontratës për këto punime është bërë në muajin shkurt të këtij viti.

Punimet pritet të përfundojnë në një periudhë 36 mujore, derisa ato kanë filluar në muajin mars./Telegrafi/

The post Punime në objekte universitare pa mbaruar viti akademik, ankohen studentët appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com