comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Publikohet një video e Monikës në BBV duke kërcyer mbi karrige, ndërkohë që në një moment heq bluzën

Banorët brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri, Big Brother VIP, shpesh nga jashtë komentohen për veprimet e tyre, debatet e po ashtu edhe për ndonjë situatë të pazakonshme.

Ata janë në qendër të vëmendjes 24/7, ndonëse bëhen viral për çdo lëvizje e përfliten në masë të madhe në rrjetet sociale.

Së fundmi në Instagram e gjithashtu edhe në rrjetet e tjera të popullarizuara shfaqet një video e aktores Monika Lubonja.

Monika Lubonja (Foto: YouTube)

Bëhet fjalë për një video ku artistja shqiptare po kërcente sipër një karrige dhe në një moment thuajse hoqi bluzën.

Kjo shkaktoi reagime të shumta e të qeshura edhe nga banorët, të cilët u argëtuan mjaft shumë marrë parasysh natyrën e Lubonjës, pa komplekse.


Të gjitha lajmet nga Qejfi më i madh se Stambolli
Të gjitha lajmet nga Qejfi më i madh se Stambolli

Monika ndodhet prej më shumë se 100 ditësh brenda shtëpisë dhe ruan raporte të mira thuajse me të gjithë për shkak të energjisë pozitive.

 

View this post on Instagram

53-vjeçarja brenda BBV ka rrëfyer edhe për ndarjen nga partneri i saj, me të cilin ka një vajzë të quajtur, Tea.

Theksojmë që këtë javë në nominim është Tani së bashku me aktorin Donald Veshaj. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

The post Publikohet një video e Monikës në BBV duke kërcyer mbi karrige, ndërkohë që në një moment heq bluzën appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com