comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Propaganda komuniste: Hiqen partizanët dhe tymi i cigares nga fotoja e Enver Hoxhës

Kastriot Dervishi

Në fotot e propagandës, udhëheqësi duhet të dalë largpamës. Si pamja e tij ashtu edhe sfondi duhet të jenë gjithnjë të përkryera, sepse kështu i shërbejnë manipulimit. Në të kundërt fotot përpunoheshin e pastroheshin. Populli duhej të krijonte një përfytyrim sa më afër gënjeshtrës së regjimit.

Sjellim foton e radhës. Enver Hoxha është fotografuar këtu në Vithkuq të Korçës me rastin e formimit të brigadës së parë.

Origjinali (majtas) siç ruhet në Arkivin e PPSH-së dhe fotografia e manipuluar në albumet e diktatorit (djathtas).

Për fatin e keq të qatipëve të propagandës, udhëheqësi kishte pozuar me tym cigareje në fytyrë. Po ashtu, pas tij vijnë të shkujdesur dy partizanë.

Siç ishte fotografia, nuk përçonte mesazhet e duhura. Nuk duhet të ishte me tym e i shkujdesur dhe ata partizanët nga prapa që nuk tregonin as disiplinë e rregull, nuk duhej të prishnin sfondin. Hiqen partizanët nga fotoja e gjithashtu hiqet edhe tymi nga fytyra.

The post Propaganda komuniste: Hiqen partizanët dhe tymi i cigares nga fotoja e Enver Hoxhës appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com