Presidenti Trump sërish reagon “ashpër” në Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka quajtur “të turpshme” pyetjet e hetuesit special drejtuar atij përmes avokatëve për dyshimet e ndikimit dhe ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e fundit presidenciale në Amerikë.

“Sa e turpshme që pyetjet në lidhje me gjuetinë magjistarët rus kishin “rrjedhur” në media. Nuk ka pyetje mbi marrëveshjen e fshehtë. Oh, e kuptoj … keni bërë një krim të rremë, të fshehtë, që kurrë nuk ka ekzistuar dhe një hetim i filluar me informacionin e klasifikuar të paligjshëm. E bukur!”, kështu ka shkruar në Twitter presidenti amerikan, raporton “The Independent”.

Ky postim i tij vjen si kundërpërgjigje e publikimeve të dhjetëra pyetjeve që i janë bërë avokatëve të presidentit, gjatë hetimit special që po ndodh për dyshimet mbi përfshirjen dhe ndikimin e Rusisë në zgjedhjet e fundit presidenciale ku ai fitoi. Gazeta prestigjioze amerikane “New York Times” publikoi pyetjet, ku përfshihen edhe ato të cilët mëtojnë të zbulojnë lodhjen e presidentit Trump me Rusinë, se si ai ndihet në lidhje me shkarkimin e James Comey nga pozita e drejtorit të FBI, si dhe kontakteve të Trump me zyrtarë të kampanjave dhe Rusisë. /kp/Telegrafi/

 

The post Presidenti Trump sërish reagon “ashpër” në Twitter appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com