comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Presidenti kroat, Milanoviq: Do t’i dërgojmë rreth 150 ushtarë në Kosovë

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, tha sot se një kohë e re është përpara Kroacisë gjersa konfirmoi se rreth 150 ushtarë do të shkojnë në Kosovë.

Shteti kroat do ta rrit prezencën ushtarake në vendin tonë në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s.

“Ne kemi një kohë të re para nesh. Për disa ditë, 150 ushtarë tanë do të shkojnë në Kosovë. Ne e konsideruam atë një rutinë, por ajo po shqetëson fqinjët tanë. Nuk është menduar si provokim. Është e drejta jonë, ne po marrim pjesë në atë dhe do të sillemi në atë mënyrë”, deklaroi Milanoviq, raporton index.hr.


Ministri Mehaj u prit nga homologu i tij kroat, biseduan për avancimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes
Ministri Mehaj u prit nga homologu i tij kroat, biseduan për avancimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes

I pyetur nga gazetarët nëse kishte frikë se nëse do të ketë hakmarrje ndaj ushtarëve kroatë, ai tha se nuk kishte frikë

“Shumica shqiptare është e konsoliduar në Kosovë dhe njihet nga shumë shtete të Bashkimit Evropian”, tha Milanoviq.

Ndryshe, muajin e kaluar në selinë e ministrisë së mbrojtjes kroate, ministri Mario Bonzoviq kishte mirëpritur ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj. /Telegrafi/

The post Presidenti kroat, Milanoviq: Do t’i dërgojmë rreth 150 ushtarë në Kosovë appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com