comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Portieri i Perusë është tallur në internet, pasi ia dhuroi golin Firminos

Përfaqësuesja e Brazilit e nënshtroi Perunë të shtunën mbrëma (5-0) për të siguruar kualifikimin në çerekfinale të Copa America.

Ndërsa nga pesë golat, më interesanti ishte ai i minutës së 19-të, të cilin e shënoi Roberto Firmino.

Momenti i gabimit të portierit të Perusë

Portieri i Perusë, Pedro Gallese, në përpjekje që ta niste topin përpara e përplasi për trupin e sulmuesit të Liverpoolit me ç’rast topi e goditi shtyllën dhe iu kthye sërish lojtarit brazilian.


Brazili kualifikohet në çerekfinale të Kupës së AmerikësBrazili kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Amerikës

Ai e pati kohën e mjaftueshme që pastaj ta mashtronte portierin dhe të shënonte në mënyrë rutine.

Casemiro (12′), Everton (32′), Dani Alves (53′) dhe Willian (90) ishin golashënuesit tjerë, ndërsa Gabriel Jesus dështoi nga penalltia në minutat shtesë. /Telegrafi/

The post Portieri i Perusë është tallur në internet, pasi ia dhuroi golin Firminos appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com