Policia: Nuk dihet identiteti i trupit të gjetur, kërkimet do të vazhdojnë edhe për policin tjetër
Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 15:45 në lumin Lepenc është gjetur trupi i njërit nga policët e zhdukur që nga e shtuna të cilët u aksidentuar në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi në një prononcim për media nga vendi i ngjarjes, ka thënë se nuk dihet identiteti i trupit të gjetur.
“Rreth orës 15:45 me një aksion të Policisë së Kosovës, Zhytësve të FSK-së, Agjensionit për menaxhimin e emergjencave, zjarrfikësve dhe shume personave të tjerë është kontrolluar një vend ky kemi dyshuar, dhe në kilometrin e pestë në drejtim të Hanit të Elezit është gjetur turpi i njërit nga policët e zhdukur”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se kërkimet do të vazhdojnë edhe për gjetjen e trupit të policit tjetër të zhdukur.
“Do t’i vazhdojmë kërkimet, nuk duhet të humbim shpresën dhe shpresojmë që edhe kolegun tonë tjetër do ta gjejmë”, u shpreh Gashi. /Telegrafi/
The post Policia: Nuk dihet identiteti i trupit të gjetur, kërkimet do të vazhdojnë edhe për policin tjetër appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com