Në rrugën “Gani Hajra” në Mitrovicë, ka ndërruar jetë një vajzë e moshës katërvjeçare pasi që nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve të marra nga dyert e oborrit që e kanë zënë atë.
Në këtë incident është e përfshirë edhe një vajzë tjetër e moshës pesëvjeçare, e cila është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Tragjedia ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së viktimës.
“Një vajzë e moshës tre apo katërvjeçare ka humbë jetën si pasojë e dyerve të oborrit që e kanë zënë atë. Ndërsa e lënduar ka mbetur një vajzë tjetër e moshës pesëvjeçare, për të cilën po raportohet se është jashtë rrezikut për jetë. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së viktimës që ndodhet në rrugën “Gani Hajra” në Mitrovicë. Policia dhe prokurorët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rastin e kanë emëruar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasoja fatale”, ka thënë për klankosova, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
The post Policia jep detaje për vdekjen e të miturës në Mitrovicë appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com