comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Pete Davidson dhe Phoebe Dynevor konfirmojnë romancën e tyre, fotografohen së bashku në një shëtitje në Stoke-on-Trent

Pete Davidson dhe Phoebe Dynevor janë zyrtarisht një çift.

Ylli i “Saturday Night Live”, 27 vjeç dhe aktorja e “Bridgerton”, 26 vjeçe, konfirmuan marrëdhënien e tyre përmes disa imazheve të reja të publikuara nga DailyMail.

Ata u fotografuan së bashku në Stoke-on-Trent, Angli, të dielën.

Pete Davidson dhe Phoebe Dynevor (Foto: Backgrid)

Dynevor dhe Davidson u panë në një shëtitje nëpër fshat së bashku, të përqafuar me njëri-tjetrin e duke qeshur.

Pete kishte të veshur një palë pantallona blu dhe një triko ngjyrë ulliri e një kapelë në kokë, gjersa në anën tjetër aktorja britanike u shfaq me një palë tuta gri e xhaketë blu.

Në fillim të prillit, komediani i njohur la të kuptohej se kishte filluar të dilte me yllin britanik.

Pete Davidson dhe Phoebe Dynevor (Foto: Backgrid)

Në mars, dyshja thuhet se u panë në Angli dhe Brooklyn sepse aktorja po xhironte për “Younger”.

“Dukej sikur ata ishin në një lidhje dhe ata dukeshin të lumtur së bashku”, tha një burim i cili dyshohet se i pa të kapur për dore.


Të gjitha lajmet nga Pete Davidson
Të gjitha lajmet nga Pete Davidson

Davidson ka një listë të gjatë të ish-ave duke përfshirë modelen Kaia Gerber , yllin e muzikës pop Ariana Grande, aktoren Kate Beckinsale dhe vajzën e Larry David, Cazzie David.

Pete Davidson dhe Phoebe Dynevor (Foto: Backgrid)

Dynevor aktualisht është duke filmuar sezonin e dytë të “Bridgerton” në Angli. /Telegrafi/

Pete Davidson dhe Phoebe Dynevor (Foto: Backgrid)

The post Pete Davidson dhe Phoebe Dynevor konfirmojnë romancën e tyre, fotografohen së bashku në një shëtitje në Stoke-on-Trent appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com