Perez e ftoi në fushë, djali i Marcelos tregon talentin në stërvitjen e skuadrës para finales para Liverpoolit
Se Marcelo është një nga lojtarët më të mirë aktualisht në botë në rolin e tij tashmë ky është fakt që dihet nga të gjithë.
Por, e dinit se mbrojtësi brazilian ka një djalë që po ndjek hapat e babait.
Teksa skuadra ishte duke u stërvitur në Stadiumin Olimpik në Kiev, presidenti Florentino Perez ftoi në fushë djalin e Marcelos.

Momenti kur Perez e ftoi t’i bashkohet lojtarëve në fushë
Dhe normalisht ai nuk hezitoi të tregojë talentin e tij, duke kontrolluar topin në mënyrë fantastike.
Vlen të theksohet se djali i Marcelos edhe javë më parë është bërë sensacion në media për gjëra të tilla.
Një gjë është e sigurt, djaloshi do të ketë një të ardhme të madhe, por a do jetë ajo te Los Blancos kjo mbetet të shihet. /Telegrafi/
The post Perez e ftoi në fushë, djali i Marcelos tregon talentin në stërvitjen e skuadrës para finales para Liverpoolit appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com