comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Për dy çokolata që i vodhi si fëmijë, kërkoi falje dhe i dha pesë funte – 40 vite më vonë (Foto)

‘Krimin’ që e kreu si fëmijë, një hajn misterioz ka vendosur të kërkoi falje dhe të dëmshpërblejë palën e dëmtuar pas 40 vitesh, megjithëse nuk e ka treguar emrin.

Brenda zarfit që nuk e ka emrin e dërguesit, janë vënë pesë funte si dhe një letër, ndërsa është nisur me postë në një qendër tregtare në Liverpul të Anglisë, transmeton Telegrafi.

“I kam vjedhur dy çokolata nga sektori Woolworth, i qendrës suaj tregtare gjatë vitit 1975, kur isha fëmijë. Kërkoj falje, nuk kam ditur më mirë, ja paratë që ju detyrohem”, shkruan në letrën e kërkim familjes.

Kërkim falja dhe paratë e dërguara me postë

Mirëpo, ky divizion prej të cilit janë vjedhur çokolatat është mbyllur, andaj pesë funtet do t’i falen një fondi që shërben për fëmijët në nevojë.

“Është mirë që dikush kujtohet dhe kërkon falje, megjithëse kanë kaluar katër dekada. Kjo vetëm se ta shton besimin në njerëzimi”, kanë thënë zyrtarët e qendrës tregtare. /Telegrafi/

The post Për dy çokolata që i vodhi si fëmijë, kërkoi falje dhe i dha pesë funte – 40 vite më vonë (Foto) appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com