Pas vendimi të Bugestagut, Maqedonia drejton sytë nga Franca

Pas dritës së gjelbër nga Bundestagu për perspektivën evropiane të vendit, sytë e qytetarëve të Maqedonisë janë kthyer drejt Francës dhe Holandës. Nga Franca tashmë vijnë sinjale pozitive.

“Ne do të bëjmë një koktej të mirë midis realitetit dhe pritjeve, realitetit që duhet të përmirësohet dhe të përmbushet dhe natyrisht atë që presim”, thotë ambasadori francez Christian Thimonier

. Sidoqoftë, nga Holanda, rreth dy javë para Samitit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, heshtje. Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Evropiane për Alsat thotë se nuk ka asnjëherë garanci të sigurta, por është e qartë se atmosfera është shumë pozitive.

“Pas vendimit të Bundestagut gjerman, ajo që duhet të shikojmë është qëndrimi i Presidentit Francez Makron. Po e them këtë për Presidentin Francez, sepse ndryshe nga Gjermania ku ju keni një sistem më të gjerë të vendimmarrjes që është më gjithëpërfshirës, në Francë kjo çështje do të vendoset në nivelin e Pallatit Presidencial. Ajo që dimë nga dje, nga ambasadori francez në vend është se padyshim që pritet drita jeshile. Nëse ndonjëherë do të mund të ishim të disponuar me optimizëm, atëherë kjo ka të bënte me këtë Samit. …. Mbetet edhe Holanda, e cila ishte kryesisht skeptike ndaj sundimit të ligjit. Dhe çështja nëse dhe si do të ecim bashkë me potencialin, si vendet do ta vlerësojnë se si do të zhvillohet marrëdhënia jonë me Shqipërinë në proces. Por ne e dimë se në Holandë kjo çështje do të jetë më e vështirë për shkak të vendimit të parlamentit”-tha Simonida Kacarska, Instituti për Politika Evropiane.

Kacarska shprehet se Maqedonia, e cila e ka pritur këtë datë për më shumë se 10 vjet – dhe tashmë është në procesin e skriningut sqarues – duhet të përgatitet me të gjitha forcat për fillimin e konferencës së parë ndërqeveritare dhe për bisedime që padyshim që pa dyshim do të zgjasin shumë gjatë. Për reformat në gjyqësor dhe proceset gjyqësore që kanë një fat të pasigurt, Kacarska shprehet se ato nuk do të jenë kusht për fillimin e bisedimeve.

“Në këtë fazë për fillimin e bisedimeve vendi ynë ka bërë shumë më tepër se të tjerët, mirëpo këto pyetje do të parashtrohen menjëherë në kapitullin e parë që do të vihet në rendin e ditës, kapitujt që kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe të drejtat e njeriut, nëse nuk janë pyetje në tetor, atëherë do të jenë në janar”-pohoi Simonida Kacarska, Instituti për Politika Evropiane.

Ambasadori i BE-së Samuel Zbogar shfaqë shpresë se së shpejti gjuha maqedonase do të jetë gjuha e 25-të zyrtare e BE-së./alsat/

The post Pas vendimi të Bugestagut, Maqedonia drejton sytë nga Franca appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com