Pas një mosmarrëveshje dy burra nga Australia qërojnë hesapet në rrugë – udhëkryqin e shndërrojnë në ring boksi (Video, +18)

Dy burra që kishin pasur një mosmarrëveshje në trafik, kishin vendosur të ndalin veturat dhe t’i qërojnë hesapet në udhëkryqin e mbushur me vetura.

Videoja është filmuar në rrugën John në Sydney të Australisë, ku dy burra muskuloz heqin bluzat që të grushtohen para qindra kalimtarëve, transmeton Telegrafi.

Edhe pse semafori ishte hapur këta dy burra kishin bllokuar rrugën dhe e kishin shndërruar rrugën në ring boksi, ku për asnjë moment nuk hezituan të shkëmbejnë grushta.

Policia australiane ka njoftuar se deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë ankesë për prishje të rendit dhe qetësisë, ndërsa kanë pranuar se janë duke i analizuar pamjet e publikuara në internet që janë bërë virale. /Telegrafi/



The post Pas një mosmarrëveshje dy burra nga Australia qërojnë hesapet në rrugë – udhëkryqin e shndërrojnë në ring boksi (Video, +18) appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com