comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Pas infeksionit me COVID-19, Aishwarya Rai shtrihet në spital

Ish-Miss Bota, Aishwarya Rai Bachchan, e quajtur shpesh “një nga femrat më të bukura në botë”, është shtruar në spital në Indi, e sëmurë me COVID-19 së bashku me vajzën e saj tetëvjeçare.

Ylli i industrisë indiane kinematografike, Bollywood, së bashku me të gjithë familjen e saj janë në spitalin Nanavati në Mumbai – transmeton KP.

Javën e kaluar u njoftua se bashkëshorti i saj Abhishek Bachchan dhe vjehrri Amitabh Bachchan, gjithashtu aktorë të famshëm, ishin shtruar në spital.

(Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

Aishwarya Rai, e cila ka luajtur dhe në filmin hollivudian, “The Pink Panther 2,” ishte më herët në izolim në shtëpi para se gjendja të përkeqësohej.


Aishwarya Rai dhe vajza e saj infektohen me COVID-19Aishwarya Rai dhe vajza e saj infektohen me COVID-19

Ndryshe, të shtunën India kaloi një milionë raste me COVID-19 dhe sipas BBC, është bërë vendi i tretë më i infektuar i botës pas Brazilit dhe SHBA.

The post Pas infeksionit me COVID-19, Aishwarya Rai shtrihet në spital appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com