Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, vazhdon të jetë shumë e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo shpesh ndan me ndjekësit e saj fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj, gjersa së fundmi kishte publikuar disa fotografi nga vizita në Afrikë.
Haxhia shijoi disa ditë të mira pushimi në Zanzibar, gjersa pas tij destinacioni i radhës duket se kanë qenë Emiratet e Bashkuara Arabe.
View this post on Instagram
Këngëtarja e hitit “Dua” publikoi së fundmi disa fotografi të reja në InstaStory, ku shihej me një paraqitje mjaft atraktive nga destinacioni luksoz i frekuentuar nga shumë njerëz.
Duket se këtë periudhë, Enca po e shfrytëzon për të kaluar disa ditë jo-produktive, larg aktiviteteve të përditshme.

Foto: Enca Haxhia/Instagram
Ajo shquhet si një prej femrave më mediatike të shoubizit shqiptar, e cila gjithnjë merr vëmendjen me imazhet atraktive që publikon në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Foto: Enca Haxhia/Instagram

Foto: Enca Haxhia/Instagram
The post Pas Afrikës, Enca Haxhia vazhdon pushimet në Dubai appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com