comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

“Paqe” – Lojtarët e Man Utd dhe Watford bashkohen për të dërguar mesazh të fortë mes tensioneve Ukrainë-Rusi

Lojtarët e Manchester Unitedit dhe Watfordit shfaqën një mesazh të fortë duke bërë thirrje për paqe mes konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.

Agresioni i Rusisë në Ukrainë ka bërë që bota e futbollit të reagojë, me shumë lojtarë që shprehin shpresat e tyre për t’i dhënë fund konfliktit.

Loja në Old Trafford ishte një shembull tjetër, pasi lojtarët u mblodhën për të shfaqur një mesazh paqeje dhe uniteti.


Manchester United nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Watford
Manchester United nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Watford

Lojtarët nga të dyja ekipet, si dhe trajneri i Unitedit, Ralf Rangnick, u rreshtuan për një fotografi përpara fillimit të ndeshjes në Old Trafford.

Gjermani Rangnick mbajti një shenjë paqeje me fjalën e përkthyer në disa gjuhë.

 

Sipas Goal.com, ideja erdhi pikërisht nga menaxheri i përkohshëm i Unitedit, Rangnick, i cili u mbështet plotësisht nga klubi dhe lojtarët.

Shfaqja vjen një ditë pasi United vendosi t’i japë fund sponsorizimit të tyre me kompaninë ajrore Aeroflot si rezultat i krizës në Evropën Lindore.


Man Utd anulon marrëveshjen shumë milionëshe të sponsorizimit me kompaninë ajrore ruse pas luftës në Ukrainë
Man Utd anulon marrëveshjen shumë milionëshe të sponsorizimit me kompaninë ajrore ruse pas luftës në Ukrainë

Klubi u vu nën presion për t’i dhënë fund marrëdhënies me linjën ajrore në pronësi ruse pas rritjes së tensioneve në Ukrainë.

“Djajtë e Kuq” vendosën të mos fluturonin me kompaninë në udhëtimin e Ligës së Kampionëve te Atletico Madridit përpara se të përfundonin marrëveshjen me Aeroflot disa ditë më vonë. /Telegrafi/

The post “Paqe” – Lojtarët e Man Utd dhe Watford bashkohen për të dërguar mesazh të fortë mes tensioneve Ukrainë-Rusi appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com