Të dielën mbrëma talebanët janë futur në pallatin presidencial në Kabul, pasi që orë më parë presidenti afgan Ashraf Ghani u largua nga vendi, duke u nisur në drejtim të Taxhikistanit.
Ajo çfarë fillimisht kishin bërë talebanët pasi ishin futur në pallatin presidencial – ishte leximi i Kuranit, transmeton Telegrafi.
Liderët e këtij grupi, të rrethuar nga luftëtarë të armatosur i janë drejtuar mediave nga pallati presidencial.
Ndërkohë zëdhënësi i talebanëve ka thënë për Al Jazeera se ata që që kanë punuar me qeverinë dhe ushtrinë që ka përkrahur perëndimin – do t’ju ofrohet amnistia. /Telegrafi/
Taliban are reciting prayers from the Quran in Kabul’s Presidential Palace tonight. pic.twitter.com/L446I6gHCU
— WorldOnAlert (@worldonalert) August 15, 2021
The post Pamjet që tregojnë çfarë në fakt kishin bërë fillimisht talebanët, pasi janë futur në pallatin presidencial në Kabul appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com