Osmani: Nuk ka asgjë kontestuese me atë që publikova shpallje për punësime para referendumit

Zëvendës Kryeministri për Çështje Evropiane dhe negociator kryesor me BE-në, Bujar Osmani, për Tv Telma tha se është konsultuar me rregullat ligjore dhe se ka pasur të drejtë të publikoj shpallje për 200 vende të lira të punës në organet shtetërore, agjencitë shtetërore dhe administratën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ato tashmë janë shpallje të publikuara që unë vetëm i tregova në profilin tim në Facebook. U interesova se ka ndonjë shkelje ligjore dhe pash se nuk kishte asgjë kontestuese. Aktivitet e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë nuk pushojnë së vepruari kur ka referendum, gjithashtu e njëjta vlen kur punësohen persona të ri”, tha Osamni.

Ai shtoi se situata për zgjedhje parlamentare, lokale dhe për Kryetar të Shtetit nuk është e njëjtë me situatën e referendumit./Telegrafi/

The post Osmani: Nuk ka asgjë kontestuese me atë që publikova shpallje për punësime para referendumit appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com