comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Oriola Marashi shfaqet në veshje sportive, teksa shëtitë në natyrë

Derisa shumica e njerëzve po qëndrojnë të izoluar në shtëpi, modelja Oriola Marashi ka vendosur të shëtis në natyrë.

Ajo në këtë kohë ka qenë tejet aktive në rrjetet sociale, duke sjellë imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Çdo postim i saj komentohet pozitivisht, falë linjave të saj trupore dhe paraqitjeve në imazhe të ndryshme.

Në një postim të ndarë me 404 mijë ndjekësit e saj, Oriola shihet në veshje sportive më ngjyrë të kuqe teksa shëtit në natyrë.

Fotografia është shkrepur pranë disa luleve, ku në postimin e radhës ajo ka këputur një prej luleve për të realizuar një tjetër fotografi, të cilën më pas e ndau me ndjekësit në InstaStory.

Kohët e fundit është aluduar se Oriola ka filluar një romancë me futbollistin e njohur, Eros Grezda, me të cilin thuhet se janë izoluar së bashku gjatë pandemisë COVID-19./Telegrafi/.

The post Oriola Marashi shfaqet në veshje sportive, teksa shëtitë në natyrë appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com