Nuk ngopet Reali, mposht Liverpoolin dhe e fiton për të tretën herë radhazi Ligën e Kampionëve
Përsëri Real Madridi mbretëron në Evropë. Skuadra spanjolle e ka fituar për të tretën herë radhazi Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Liverpoolin në finalen e Kievit me rezultat 3-1.

Atmosfera e fillimit të ndeshjes (Foto: Getty Images)
Pas një rasti nga Cristiano Ronaldo, Trent Alexander-Arnold ka mundur t’i kalojë Redsat në epërsi, mirëpo Keylor Navas reagoi për ta bërë pritjen.
Skuadra angleze u tregua rrezikshme në fillim, mirëpo largimi i lojtarit kryesor, Mohamed Salah, për shkak të një lëndimi nga një tërheqje me Sergio Ramosin, bëri që në vazhdim të ndryshonte loja dhe Los Blancos ta merrnin kontrollin.

Mohamed Salah u detyrua ta lëshonte fushën për shkak të lëndimit (Foto: Getty Images)
Në fillim të gjysmës së dytë, Isco pati një mundësi fantastike për të shënuar, por e goditi vetëm transversalen. Nuk zgjati shumë dhe rezultati u zhbllokua.

Karim Benzema e zhbllokoi rezultatin (Foto: Getty Images)
Një gabim të pafalshëm të portierit Loris Karius e shfrytëzoi Karim Benzema, i cili nga afërsia ia ktheu topin në portë (51′).
Megjithatë, gëzimi i Mbretërve nuk zgjati shumë. Pas një harkimi nga këndi, Dejan Lovren e dërgoi topin me kokë te Sadio Mane, i cili e barazoi rezultatin (55′).

Sadio Mane e barazoi rezultatin (Foto: Getty Images)
Inkuadrimi në lojë i Gareth Bale ndryshoi gjithçka. Sapo hyri në lojë, uellsiani shënoi një gol fantastik në mënyrë akrobatike, pas harkimit nga Marcelo (64′).
Goditja e shtyllës nga Mane dhe shansi i Ronaldos përballë portierit, ishin vetëm disa prej mundësive të pashfrytëzuara në këtë ndeshje.

Dy gola nga Gareth Bale (Foto: Getty Images)
Një tjetër gabim i Karius ia siguroi Realit fitoren. Gareth Bale bëri një goditje të fuqishme nga largësia, ndërsa portieri i Liverpoolit dështoi ta largonte topin edhe pse e preku me duar (83′).
Dhe pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, Real Madridi iu gëzua triumfit të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve dhe të 13-të në total në garën më të madhe evropiane për klube.
Liverpooli mbetet me pesë trofe të fituara, ndërsa për herë të fundit e ka fituar këtë garë në vitin 2005 në finalen historike kundër Milanit. /Telegrafi/
This is such a Benzema goal and this is such a goal Liverpool would concede. Great banter pic.twitter.com/bi31cn0n5T
— Ronaldo (@notRonaIdo) May 26, 2018
Anything Ronaldo can do, Bale can do better…pic.twitter.com/D4KTLdxH8V
—
(@Beardamendi) May 26, 2018
The post Nuk ngopet Reali, mposht Liverpoolin dhe e fiton për të tretën herë radhazi Ligën e Kampionëve appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com