comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Nuk ndalet Z Mobile Prishtina, rikthehet për ta mposhtur Trepçën

Z Mobile Prishtina është rikthyer nga disavantazhi në çerekun e fundit, për ta shënuar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës në basketboll. Këtë herë fitoi ndaj Trepçës në palestrën “Minatori” (88-83).

Skuadra nikoqire e nisi më mirë sfidën duke i shënuar tri pikë më shumë se mysafirët në çerekun e parë të lojës (19:16).

Edhe në dhjetëminutëshin e dytë, paraqitja e vendasve ishte më e mirë (19:18), ashtu që shkuan në pushim me pesë pikë epërsi.


Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës në basketbollTë gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës në basketboll

Pas kthimit nga pushimi, dy skuadrat shënuan pikë të barabarta (26:26) duke bërë që drama të zhvillohej në fraksionin e fundit.

Dhe përmbysja ndodhi në çerekun e katërt. Kryeqytetasit e fituan bindshëm këtë pjesëlojë (19:28) për ta fituar gjithë ndeshjen (88-83).

Z Mobile Prishtina vazhdon të jetë pa konkurrencë në krye të tabelës, me 21 fitore të arritura në po aq ndeshje.

Ndërkohë, Trepça qëndron në vend të pestë në tabelë, me nëntë fitore dhe 13 humbje të regjistruara deri më tani në Superligën e Kosovës në basketboll. /Telegrafi/

The post Nuk ndalet Z Mobile Prishtina, rikthehet për ta mposhtur Trepçën appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com