comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Noizy publikon fotografi kur si 15-vjeçar kishte parë për herë të parë ‘Ferrari’ nga afër – sot ka dy të tilla të parkuara në garazhin e tij

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është nga reperët më të njohur të estradës shqiptare.

Të ardhurat e mira nga muzika ia kanë mundësuar atij që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze, duke jetuar në shtëpinë që do dhe veturat që pëlqen.

E kur jemi te veturat, reperi nga Durrësi duket të ketë qenë vetëm 15 vjeçar, kur për herë të parë në jetën e tij ka parë një ‘Ferrari’ nga afër.

 

View this post on Instagram

Ai madje aso kohe edhe kishte realizuar një fotografi pranë veturës së markës së famshme italiane.

Këtë fotografi Noizy e ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “15 vjeçar në SouthEnd, kur kam parë ‘Ferriari’ për herë të parë”.

 

View this post on Instagram

Ndërkohë nga të ardhurat e mira nga muzika dhe biznesi, Noizy ka arritur që të ketë tashmë dy vetura të kësaj marke të parkuara në garazhin e tij.

Foto: Arkiv

Noizy njihet për jetën e tij luksoze që bën, të cilën nuk heziton që herë pas here ta ekspozojë në rrjetet sociale. /Telegrafi/

The post Noizy publikon fotografi kur si 15-vjeçar kishte parë për herë të parë ‘Ferrari’ nga afër – sot ka dy të tilla të parkuara në garazhin e tij appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com