Njëzetvjeçari i vë flakën Mercedes AMG GT 63 S që kushton 150 mijë dollarë

Një skenë e çuditshme na vjen nga Rusia.

Një video e një djali rus që njihet edhe për videot e shumta në Instagram dhe YouTube, Mikhail Litvin, duke djegur Mercedes AMG GT 63 S të zi u bë virale gjatë fundjavës, me njerëz që habiteshin se si një i ri mund të djeg një veturë që kushton aq shumë.

Mikhail Litvin, i vuri flakën Mercedesit të tij AMG GT63 S në një livadh në Rusi, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet pse Mihail vendosi të bëjë një lëvizje të tillë.

Me mbi 11 milionë ndjekës në Instagram dhe 4 milionë abonentë në YouTube, ka shumë të ngjarë që Litvin të marrë një makinë të re së shpejti për të zëvendësuar atë. /Telegrafi/

The post Njëzetvjeçari i vë flakën Mercedes AMG GT 63 S që kushton 150 mijë dollarë appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com