comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Një konstelacion artistik si dhuratë për Nexhmije Pagarushën – “Muze”, koleksioni i ri nga disenjatori Etnik Shala

Artistë të ndryshëm kanë në mënyra të ndryshme kanë festuar ditëlindjen e Nexhmije Pagarushës, yllit të muzikës shqiptare.

Por, disenjatori Etnik Shala me koleksionin e tij të ri artistik ka sjellë atë qe mund të quhet dhurata e përkryer për zërin e përkryer shqiptar.

Ai ka lansuar koleksionin e ri “Muze”, i cili është publikuar në formë të një video sesioni që tashmë u prit mirë nga publiku.

“Muzè ose muze me ngjyrat e tokës dhe perëndimit të diellit. Në mekanizmin pa shpirt që jep dritë e jetë, masive dhe e lashtë. Ndjenjë, Frymë, Dashni, Peng, historia sot është vlere per nesër, me gjithë ironinë që koha ndonjëherë sjellë njerëz para kohe ne muzeun perjetësisë”.

“Çka t’kujton ty “baresha”? Një emër nje muzè, Nexhimje Pagarusha. Ajo po jeton ne kohen time sot në ditëlindjen e 85 e gjeta gjallë. Nga copa pluhuri deri në përjetësi, ujitun me pasion e dashni, si gjeneza e njeriut se bashku me shpirtin. Premtimi i jetës me gjithçka në mes deri në ringjallje”, përshkruan disenjatori Shala koleksionin e tij “Muze”.

Në mënyrë të shkëlqyer video sesioni interpretohet nga Alkena Dervishaj, një emër i njohur i skenës që më parë ishte pjesë e Big Brother Albania dhe gjithmonë ishte e përfshirë në jetën artistike.

Ndërkaq, modelja tjetër është edhe Arbnora Ademi një emër po ashtu i njohur i skenës.

Muzika është punuar nga Gent Gorani, ndërsa videon e ka realizuar ArtSenseFilms.

Të gjitha detajet e kokeksionit “ndryshe” që erdhi si dhuratë për Nexhmije Pagarushën mund t’i mësoni në emisionin “Modë me Renatën” në TV Dukagjini të premtën nga ora 20:30.
/Telegrafi/

 

The post Një konstelacion artistik si dhuratë për Nexhmije Pagarushën – “Muze”, koleksioni i ri nga disenjatori Etnik Shala appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com