comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Një 52-vjeçar u përpoq të hynte në apartamentin e Taylor Swift

Policia e ka arrestuar një 52-vjeçar ndërsa po përpiqej të hynte në apartamentin nën çati të Taylor Swift në qytetin e New Yorkut.

Hank Johnson u përpoq të hynte me forcë të shtunën rreth orës 20:30, në banesën e këngëtares së famshme që ndodhet në rrugën Franklin të qytetit amerikan.

Kjo është vjedhja e dytë në tentativë në rezidencën e Swift në vitet e fundit, njoftojnë mediat amerikane.

(Foto: Instagram/taylorswift)

Dy vjet më parë, një fans i fiksuar hyri në vilën e saj në Rhode Island dhe i tha policisë se “hoqi këpucët që të mos ishte i pasjellshëm”.

Taylor e ka blerë apartamentin në New York në vitin 2015 për 20 milionë dollarë nga Peter Jackson, regjisori i “The Lord of the Rings”.

Ndërtesa është e njohur për faktin se shumë njerëz të famshëm jetojnë në të, ndërsa edhe Orlando Bloom dikur kishte një apartament aty. /Telegrafi/

The post Një 52-vjeçar u përpoq të hynte në apartamentin e Taylor Swift appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com