comment Add Comment
Posted on Last updated

Neville insiston se ishte gabim shkarkimi i Solskjaer nga United

Gary Neville ka lëshuar një deklaratë të emocionale pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer të dielën për të falënderuar ish-shokun e tij të skuadrës për angazhimin e tij.

Norvegjezi u shkarkua pas një disfate 4-1 ndaj Watfordit, e pasuar nga humbjet radhazi në shtëpi ndaj rivalëve të mëdhenj Liverpoolit dhe Manchester Cityt.

Shumë prej tyre kishin kërkuar që norvegjezi të shkarkohej për muaj të tërë, por Neville ishte një nga ata që refuzoi të kërkonte një gjë të tillë.


Pesë arsyet që çuan në shkarkimin e Solskjaerit nga Unitedi
Pesë arsyet që çuan në shkarkimin e Solskjaerit nga Unitedi

Dhe pasi ndodhi shkarkimi në orët e paradites të së dielës, ish-mbrojtësi foli vetëm pozitivisht për Solskjaer, pavarësisht formës së fundit të mjerueshme.

“Faleminderit Ole. Na ke bërë krenarë”, shkroi ai në Twitter.

“Dy muajt e fundit ishin të vështirë, por më parë ju rikthyet njëfarë shpirti në klub”.

Të premten, Neville theksoi se “nuk është stili im” të bëj thirrje për shkarkim, ndërsa nuk pranoi të drejtoi gishtin pas humbjes në Watford.

United ka konfirmuar se Michael Carrick do të marrë drejtimin menjëherë pas, para se të kërkojnë një shef të përkohshëm deri në fund të sezonit. /Telegrafi/

The post Neville insiston se ishte gabim shkarkimi i Solskjaer nga United appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com