comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Në kërkim të formës më të mirë, Dybala stërvit te Juventusi edhe në ditët e pushimit

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala po tregon dëshirë të madhe që të kthehet në formën më tëmmirë, pasi Tuttosport ai vazhdon të stërvitet edhe në ditët e tij të pushimit.

Pas një fillimi zhgënjyes të sezonit, argjentinasi po punon shumë për të kapërcyer një moment të vështirë në karrierën e tij te Juventusi.

Dybala është kritikuar për paraqitjet e tij në sezonin 2020-21 dhe u përjashtua nga skuadra e Argjentinës për ndeshje e këtij muaji edhe pse fillimisht ishte i ftuar.

27-vjeçari ka shfrytëzuar ditët e pushimit në fushën e stërvitjes, pasi Tuttosport zbulon se ai po punon shumë edhe kur trajneri nuk është aty.

MVP i sezonit të kaluar në Serie A ka luajtur vetëm tre herë në kampionat këtë sezon dhe duhet të bindë trajnerin e ri Andrea Pirlo të kërkojë një vend në sulm.

Gazeta shkruan se ai po punon me një program të personalizuar për të rimarrë veten nga sezoni i kaluar dhe kur lojtarëve iu dha kohë për të pushuar nga trajneri, Dybala ishte në Continassa për të stërvitur individualisht. /Telegrafi/

The post Në kërkim të formës më të mirë, Dybala stërvit te Juventusi edhe në ditët e pushimit appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com