Në Ditën e Veteranit, Policia nderon familjen Jashari

Në Kosovë sot u shënua Dita e Veteranit, për nder të kësaj dite Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës me menaxhmentin e lartë të PK-së, kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prekaz.

Me këtë rast ata kanë vendosur buqeta me lule, pranë varrit të Komandantit Adem Jashari.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës me menaxhmentin e lartë të PK-së, me rastin e shënimit të Ditës së Veteranit, bën homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prekaz, si dhe vizituan familjen e Komandantit legjendar Adem Jashari”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga policia.

Ata në vizitën e familjes u pritën nga kryefamiljari, Rifat Jashari.

The post Në Ditën e Veteranit, Policia nderon familjen Jashari appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com