Mund të duhen vite për ta kuptuar se si u shfaq coronavirusi, thotë eksperti i OBSH-së në Wuhan
Peter Daszak, një zoolog i cili është pjesë e ekipit ndërkombëtar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Wuhan, Kinë, ka thënë për CNN se shkencëtarëve mund t’iu duhen javë, muaj apo edhe disa vjet për ta bërë të qartë origjinën e COVID-19.
Daszak deklaroi të martën se nuk ka prova se ka pasur grupe të hershme të coronavirusit në pjesë të tjera të Kinës para fillimit të dhjetorit, dhe se është e mundur që virusi mund të jetë sjellë madje prej një personi nga një vend tjetër.
Sipas tij, pacienti “zero” ende nuk është identifikuar dhe mund të mos identifikohet kurrë, derisa shumë prej rasteve janë asimptomatike.
Ndryshe, ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë që vizitoi Wuhanin për të hetuar origjinën e pandemisë së coronavirusit, ka hedhur poshtë një teori që virusi ka rrjedhur nga një laborator, ndërsa i jep një farë besimi fokusit të Kinës në mundësinë e transmetimit përmes ushqimit të ngrirë. /Telegrafi/
The post Mund të duhen vite për ta kuptuar se si u shfaq coronavirusi, thotë eksperti i OBSH-së në Wuhan appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com