comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Mozzik reagon pas vdekjes së Maradonës: Pusho në paqe legjendë

Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Armando Maradona, ka vdekur sot (e mërkurë) në moshën 60 vjeçare.

Mbrëmja e së mërkurës (25 nëntor) ka qenë e hidhur dhe njëherësh e kobshme për botën e futbollit.

Lidhur me këtë, një reagim së fundmi e ka bërë edhe reperi i njohur Mozzik.

Mozzik (Foto: Instagram)

“Pusho në paqe legjendë, Maradona”, ka shkruar ai.


Zbulohet arsyeja e vdekjes së legjendës Diego MaradonaZbulohet arsyeja e vdekjes së legjendës Diego Maradona

Legjenda argjentinase ndërkohë ishte i shtruar në spital në fillim të nëntorit, por një operim në tru shkoi me sukses, teksa u lirua para disa ditësh nga spitali.

Foto: Instagram

I njëjti u raportua i vdekur pasi sot në mëngjes pësoi një arrest kardiak apo sulm në zemër dhe ndihma e parë në vendin e ngjarjes nuk arriti ta rikthejnë atë në jetë. /Telegrafi/

The post Mozzik reagon pas vdekjes së Maradonës: Pusho në paqe legjendë appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com