Marc Marquez triumfoi në ndalesën e radhës së Botërorit të MotoGP, në Le Mans të Francës duke regjistruar suksesin e tij të tretë radhazi në këtë sezon.
Piloti spanjoll triumfoi në një pistë, ku Honda nuk është aspak favorite duke u dhënë një sinjal të fortë kundërshtarëve të tij.
SMILE!
@marcmarquez93
@Petrux9
@ValeYellow46 #FrenchGP pic.twitter.com/V5x0rRb0te
— MotoGP
(@MotoGP) May 20, 2018
Marquez e mori kontrollin e garës nga mesi i saj për të vënë më pas diktatin e tij, transmeton TCH.
Gjërat u bënë akoma më të lehta për spanjollin 25-vjeçar nga rrëzimet e Andrea Doviciozos dhe Johan, të cilët në fund u detyruan të tërhiqen nga gara per shkak të rrëzimeve.
Në vendin e dytë në këtë garë u rendit Danilo Petrucci i ndjekur nga Valentino Rossi.
Mañana salimos segundos!
Tomorrow we start from the second position!#FrenchGP #MM93 pic.twitter.com/N8WsNY5wVy— Marc Márquez (@marcmarquez93) May 19, 2018
Pas Çmimit të Madh të Francës, renditja për pilotë kryesohet nga Marquez me 95 pikë, i ndjekur nga Vinjales me 59 në vendin e dytë dhe Johan Zarko në të tretin.
Dovizioso ka zbritur në vendin e tetë me 49 pikë më pak se Marc Marquez.
The post MotoGP, Marquez triumfon edhe në Francë appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com