Agresioni rus në Ukrainë ka hyrë në javën e dytë dhe po bëhet gjithnjë më i tmerrshëm.
Se forcat ruse nuk po kursejnë asgjë dhe askënd, tashmë mediat ndërkombëtare kanë raportuar gjerë e gjatë.
Së fundi, kjo është dëshmuar edhe përmes videove të publikuara në rrjetet sociale dhe të cilat janë të verifikuara.
Një e tillë ka ndodh në një qytet të vogël ukrainas të Novopskovit teksa shihet një ushtar rus duke shtënë me armë drejt një civili dhe e plagos në këmbë, i cili raportohet se nuk ka rrezik për jetë.
Ndryshe, Rusia nuk e ka respektuar gjatë ditës së sotme armëpushimin dhe ka vazhduar të bombardojë qytete ukrainase pavarësisht se ishte arritur një marrëveshje që gjatë evakuimit të qytetarëve të mos ketë luftime. /Telegrafi/
#Novopskov. #Russians opened fire on civilians. pic.twitter.com/NPU2eYhAtD
— NEXTA (@nexta_tv) March 5, 2022
The post Momenti kur ushtari rus gjuan me armë civilin ukrainas dhe e plagos në këmbë appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com