Mjekët kishin vendosur të fiknin aparaturat, por ndodhi mrekullia – 13 vjeçari kthehet në jetë (Video)

Jennifer Nicole Reindl ka një shpjegim të thjeshtë për rimëkëmbjen e djalit të saj derisa gjendej buzë vdekjes, për shkak të lëndimeve të rënda të trurit.

“Është një mrekulli”, u ka thënë Reindl medieve amerikane, përcjell Telegrafi, duke treguar besimin e saj se dora e Perëndisë është prapa gjithë kësaj.

Trenton McKinley, 13 vjeç, nga Mobile, Ala., ishte aq afër vdekjes pas traumës së trurit nga një aksident i automjetesh dhe për këtë prindërit e tij nënshkruan dokumente për t’i dhuruar organet e tij tek pesë fëmijë të veçantë që kanë nevojë për transplantime.

Kështu, një ditë më parë mjekët vendosën se nuk kishte shpresë dhe se do të duhej që pajisjet e tij mbështetëse të largoheshin gjatë muajit mars.

Megjithatë, pikërisht një ditë para se të ndodhte një gjë e tillë, Trentoni filloi të shfaqte shenja të njohjes mendore. E Trenton tani thotë se shkoi në qiell para se të kthehej në Tokë.

“Unë isha në një fushë të hapur duke ecur drejt”, ka thënë Trenton. “Nuk ka shpjegim tjetër përveç Perëndisë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër. Edhe mjekët e kanë thënë këtë”. /Telegrafi/

The post Mjekët kishin vendosur të fiknin aparaturat, por ndodhi mrekullia – 13 vjeçari kthehet në jetë (Video) appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com