Ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, sot për herë të dytë ka lëshuar burgun e Shutkës, ku ka qenë në paraburgim.
Më parë Këshilli Penal i Departamentit për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pranë Gjykatës Themelore Shkup 1, pranoi ankesën e avokatit të Çavkovit për ta liruar atë nga paraburgimi, në lidhje me ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Çavkov si garancë ofroi pasuri të patundshme me vlerë prej 600 mijë eurove./Telegrafi/
The post Mitko Çavkov për herë të dytë del nga burgu i Shutkës (Video) appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com